Një rrjet i mirëfilltë prostitucioni homoseksual me të mitur është zbuluar nga policia e Milanos, e cila ka ekzekutuar sot 9 urdhra arresti (2 me burg dhe 7 arrest shtëpie). Personat ndaj të cilëve është marrë masa janë të gjithë shtetas italianë të moshës 30-60 vjeç.
Mes frekuentuesve të kësaj xhiroje rezultojnë emra të rinj, por edhe persona me precedentë të kësaj natyre.
Baballarë, biznesmenë, punëtorë të thjeshtë, tregtarë dhe profesionistë të lirë ishin klientë të një rrjeti marrëdhëniesh me pagesë me të mitur, të cilët i postonin njoftimet vetë në internet.
Postimet bëheshin në faqe që zakonisht përdoren për takime, ndërsa të gjithë klientët ishin të vetëdijshëm për moshën e djemve që ofronin shërbime seksuale.



