
Qeveria e Maqedonisë rrit pagën minimale nga 154 euro në 195 euro dhe rrogën mesatare nga 395 në 487 euro. Pas një takimi me sindikalistët, kryeministri Zoran Zaev u bëri apel kompanive të rrisin rrogat, ndërsa paralajmëroi se vendimi do të finalizohet deri në fund të 2019-ës.



