Është e vështirë të besosh, por deri para dy ditësh, Billie Eilish ende lexonte komente në internet dhe madje po bashkëvepronte me fansat e saj. Por ajo shpjegon se gjërat kanë shkuar aty ku nuk duhet dhe asaj iu desh të ndalonte.
"Ishte duke shkatërruar jetën time. Unë u ndalova dy ditë më parë. fiks dy ditë më parë. Unë ndalova së lexuari komente plotësisht", i tha ajo reporterit të BBC-së Louise Minchin për injorimin e komenteve. "Është e çuditshme: sa më e sinqertë të jesh, aq më shumë njerëz të urrejnë. Është çmenduri".
Ajo shton se arsyeja pse shumica e njerëzve postojnë komente urrejtjeje është se ata mendojnë se bëjnë humor. Ata nuk marrin parasysh se komentet negativë mund të prishin humorin e dikujt tjetër ose të ndikonjnë keq.
"Mund ta quaj një bandë keqdashëse në Instagram. Dhe problemi është se me të vërtetë mendojnë se ajo që bëjnë i duket se është është qesharake. Kjo është arsyeja pse askush nuk ndalet. Nëse do të bësh humor thuaj ndonjë gjë për të bërë dikë të qeshë. Unë e përjetova këtë ndjesi negative që rritet”, tregon me sportivitet këngëtarja 18-vjecare me e famshme e momentit.
Megjithëse nuk do kthejë më komente, Eilish shpreson që akoma mund të ketë një lidhje me fansat e saj. Ajo do të vazhdojë të pëlqejë postimet dhe të bisedojë me fansat, por ajo tashmë e ka vendosur dhe nuk do jetë shumë aktive në Instagram.
“Fansat do të mbeten aty dhe do ruaj kontaktet, sepse ata janë si miqtë e mi, por interneti po shkatërron jetën time. Kështu që, unë e fika ", thekson Eilish.



