Nënkryetari i FRPD Shkodër lirohet nga policia: Sulm politik, presion që u bëhet demokratëve këtu

Nënkryetari i FRPD Shkodër lirohet nga policia: Sulm politik, presion që u bëhet demokratëve këtu

Nënkryetari i FRPD Shkodër, Arvit Bushati është lënë i liri, pasi mbrëmë u shoqërua nga disa policë në komisariat.

Bushati është lënë i lirë pas pesë orësh, ndërsa për media ka thënë se ishte duke konsumuar kafe me disa përfaqësues të PD dhe Bardh Spahinë, kur patrulla e policisë e mori me urdhër nga shefat.

Bushati pas shoqërimit në polici e quan një sulm politik nga policia e shtetit e cila sipas tij kërkon të intimidojë përfaqësuesit e PD në Shkodër.

Isha pas orarit zyrtar të punës duke konsumuar kafe me përfaqësues të PD Shkodër, në praninë tonë ishte edhe kryetari i Bashkisë.

U përballëm me 2 patrulla policie të cilat vetëm me dixhiturën, urdhër nga shefat na vjen keq duhet të vish me ne, më shoqëruar në masa të çuditshme për një njeri që s’ka asnjë shpjegimi ekstra për të bërë në lidhje me organet kompetente.

Në ambientet e policisë pashë hezitimin në fytyrën e tyre për urdhrat që kishin marrë nga drejtuesit politik të policisë së shtetit pasi e kuptuan që masa dhe forma e ndalimit ishte e pabazuar në procedurë. Ky është sulm, presion që i bëhet përfaqësuesve të PD në Shkodër e gjithë Shqipërinë. Dënoj me forcë qasjen që forcat e rendit kanë me politikën.

Absolutisht që po sepse forma e shoqërimit me një numër të madh patrullash, me alarme, me sinjale , me sirena mes rrugëve të qytetit, me porosi që i jepen gjatë momentit të shoqërimit në telefon ‘e kapëm, po vijmë, bëhuni gati’, absolutisht e gjykoj fort se ka një prapavijë të fortë politike në thelb për intimidimin e përfaqësuesve të PD.

Prej 13 majit, Bushati ishte në kërkim pasi policia ndaloi një fugon me 50 pako me ushqime që po i shpërndanin në familjet shkodrane, në këmbim të votës për kandidatin e koalicionit Berisha-Meta për Shkodrën, Bardh Spahia.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy