Diell dhe rritje temperaturash, parashikimi i motit për sot

Diell dhe rritje temperaturash, parashikimi i motit për sot

Dita nis me mot të kthjellët në të gjithë vendin tonë si pasojë e ndikimit të vlerave të larta barike.

Por duke ju afruar mesditës parashikohet që të ketë shfaqje të vranësirave të pakta në zonën malore dhe pjesërisht në zonën e ulët, ndërsa vija bregdetare mbetet në ndikimin e motit të kthjellët dhe të ngrohtë, sipas meteoalb.

Temperaturat e ajrit do të mbeten kostante në mëngjes, por do të vijojnë të rriten dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 3°C deri në 24°C.

Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi MBI 30 km/h nga drejtimi Jugor – Juglindor duke sjell në brigjet e Adriatikut dhe Jonit dallgëzim mbi 2 ballë.

Rajoni dhe Europa

Europa Qëndrore dhe Rajoni i Ballkanit paraqiten me kthjellime dhe kalime vranësirash.

Ndërsa Cikloni i Islandës ka pësuar zhvillim duke sjell në një pjesë të madhe të kontinentit mot të paqëndrueshëm, ku Europa Jugperëndimore dhe brigjet veriperëndimore të kontinentit do të jenë me vranësira të shpeshta dhe reshje shiu.

Gjithashtu në ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme do të jetë Europa Veriore dhe Lindore.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy