Makina  e famshme "Bullitt Mustang" shitet 3.7 milionë dollarë

Makina e famshme "Bullitt Mustang" shitet 3.7 milionë dollarë

Fordi i famshëm “Ford Mustang GT” i drejtuar nga Steve McQueen në rrugët e San Francisko në filmin "Bullitt" u shit në ankand për shumën 3.7 milionë dollarë. Njoftimi u bë nga shtëpia e ankandeve David Morton.
Makina e gjelbër u bë e famshme në veçanti për një skenë ndjekëse që të lë pa frymë, në filmin e vitit 1968.
“Bullitt” ishte në pronësi të 38-vjeçarit Sean Kiernan. Babai i tij e bleu atë për 3.500 dollarë në 1974 (çmimi bazë simbolik i këtij ankandi) dhe familja e ngau rregullisht deri në vitin 1980, derisa iu prish friksioni.
 Makina mbeti në garazh me vite, derisa Sean vendosi ta rregullojë dhe filloi ta ekspozojë atë pas vdekjes së babait të tij në 2014.
 Kjo makinë dhe modeli i saj “Ford Mustang GT” janë aq të famshëm në Shtetet e Bashkuara saqë në janar 2018 prodhuesi prezantoi një botim modern të kufizuar të “Mustang Bullitt”. /Ansa/

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy