Pas disa javësh kërkimesh intensive, trupi i pajetë i 30-vjeçarit Jurgen Karaj është gjetur këtë të shtunë në liqenin e Ulzës. I riu ishte raportuar i zhdukur pas një aksidenti automobilistik të ndodhur më 10 janar të këtij viti.
Karaj, banor i fshatit Fullqet në Klos, dyshohet se është marrë nga rrjedha e përroit të Darsit pas aksidentit, duke u përfunduar më pas në liqen. Operacionet e kërkimit janë zhvilluar për disa javë nga shërbimet e emergjencës dhe forcat e rendit, në bashkëpunim me familjarët dhe vullnetarët.
Familja e 30-vjeçarit ka pritur prej rreth 20 ditësh një përgjigje mbi fatin e tij, ndërsa gjetja e trupit ka konfirmuar tragjedinë.



