Një person i shpallur në kërkim nga drejtësia italiane, është vënë në prangat e policisë së Durrësit, në kuadër të operacionit të koduar “Fast”.
Nga ane e efektivëve të policisë u bë i mundur lokalizimi, identifikimi dhe ndalimi me qëllim ekstradimin, i të kërkuarit Gentian Lika, 50 vjeç, lindur në Kavajë.
50-vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Apelit e Romës, Itali, me vendim të muajit mars 2025, e ka dënuar me 6 vjet burgim, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në bashkëpunim.
Interpol Tirana, në bashkëpunim me autoritetet homologe italiane, po ndjek procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.



