
Gazetari i sportit, Pano Xhixho, duke folur për barazimin pa gola të Partizanit me Kastriotin, tha se kryeqytetasve iu mungoi fati për të fituar ndeshjen.
Në emisionin “Skaner” në MCN TV, Xhixho hoqi edhe një paralele me barazimin që Real Madrid arriti në Champions ndaj ukrainasve të Shakhtar Donetsk.
Futbolli nuk është boks. Nuk është se do japësh 10 goditje dhe më pas fiton me pikë. Në futboll bën çdo gjë mirë deri të 70% dhe më pas 30% është fat. Kur shikojmë një skuadër që gjen hapësira dhe krijon raste, pastaj nëse nuk fiton, është çështje fati.
Një Real Madrid barazoi në sekondat e fundit me Shakhtar që është në luftë. Çfarë duhet të themi ne?! Kampionati është i gjatë. Para ndeshjes Partizani-Kastrioti, presim fitoren e Partizanit. Ne duhet të flasim nëse Partizani nuk krijon. Nëse Partizani krijon dhe lojtari i ndeshjes, del portieri i Kastriotit, atëherë është çështje fati.



