Ata që i pëlqejnë ushqimet pikante jetojnë më gjatë. Speci i kuq redukton me 13 % vdekshmërinë për shkak të iktusit dhe sëmundjeve kardiake. Ky është përfundimi i studimit të kryer nga Universiteti i Vermontit, i publikuar në revistën “Plos One”.
Në funksion të këtij studimi u analizuan të dhënat mjekësore të 10 mijë amerikanëve për 18 vjet. Analiza u bë në bazë të konsumit të specit të kuq.
U vu re se vdekshmëria te konsumatorët e pikanteve ishte në nivelin 21,6%, ndërsa te ata që nuk e konsumonin 33,6%.
Zakonisht, ata që e pëlqenin specin e kuq ishin kryesisht meshkuj relativisht të rinj, të martuar, që pinin cigare, alkool, konsumonin fruta e perime, kishin nivele më të ulëta të kolesterolit, fitonin më pak dhe ishin më pak të arsimuar se të tjerët.
Studiuesit ia japin meritën kapsaicinës, përbërësi kryesor i specit djegës. Kapsaicina është antibakteriale, parandalon obezitetin dhe modifikon fluksin e gjakut të enët koronare. Përmban substance ushqyese si vitamina B, C, provitamina A etj.



