Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka zhvilluar një aksion kontrolli pas një denoncimi ndaj një subjekti në zonën e Shkozës në Tiranë.
Gjatë kontrollit në ambientet e magazinës, inspektorët kanë konstatuar një sasi prej 3984 kg produkte të miksuara (bimë të thata), të ambalazhuara në thasë plastikë, por pa etiketa dhe pa asnjë informacion mbi afatin e përdorimit, origjinën apo përbërjen e tyre.
Pas konstatimit është vendosur bllokimi i gjithë sasisë së gjetur në magazinë, ndërsa ndaj subjektit u vendos një gjobë prej 200 mijë lekësh për shkelje të kërkesave të gjurmueshmërisë.
Po ashtu, nga verifikimi i dokumentacionit rezultoi mungesë e sistemit të vetkontrollit, konkretisht skedave të monitorimit gjatë procesit të përpunimit. Për këtë shkelje shtesë, autoritetet vendosën një tjetër gjobë në vlerën 100 mijë lekë.



