Banorët e Tragjasit janë mbledhur sërish në qendër të fshatit për të protestuar kundër projektit që synon furnizimin me ujë të pijshëm të fshatrave të Bashkisë së Himarës.
Kësaj proteste i janë bashkuar edhe banorë të diasporës nga vende si Strasburgu, Çikago, Greqia dhe Italia, të cilët kërkojnë anulimin e projektit.
Sipas tyre, burimet ujore të Izvorit nuk janë të mjaftueshme as për banorët e Tragjasit, Radhimës dhe Orikumit, e jo më për furnizimin e fshatrave dhe resorteve turistike të Himarës.
Protestuesit kanë kërkuar që Bashkia dhe qeveria të rishikojnë projektin, duke paralajmëruar se, në të kundërt, protestat do të vijojnë dhe do të përshkallëzohen.



