Vranësira dhe stuhi ere, parashikimi i motit për sot

Vranësira dhe stuhi ere, parashikimi i motit për sot

Shqipëria sot do të jetë në ndikimin e kushteve të paqëndrueshme atmosferike duke bërë që moti të jetë me vranësira të dendura duke rrezikuar në pjesën më të madhe të vendit rrebeshe shiu shoqëruar me mini-stuhi të forta ere si edhe breshër në zona të izoluara.

Ndërsa, me kthjellime dhe vranësira të shpeshta por pa reshje paraqiten zonat jugore, jugperëndimore të Shqipërisë. Kjo situatë meteorologjike do të vijojë deri në orët e vona të mbrëmjes kur pritet përmirësim i kushteve amtosferike duke ri-kthyer sërish motin e kthjellët.

Sipas meteoalb, temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 11°C deri në 31°C.

Era do të fryjë mesatare në tokë dhe e fortë në det me shpejtësi 60 km/h nga drejtimi Jugor, duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 6 ballë.

Rajoni dhe Evropa

Pjesa më e madhe e kontinentit karakterizohet nga moti i paqëndrueshëm ku vranësirat dhe shirat do të jenë dominante. Konkretisht; Europa veriore.

Ishujt britanike si edhe i gjithë Mesdheu do të përjetojnë rrebehse shiu, breshër si edhe mini- stuhi të forta ere. Ndërsa, moti i kthjellet dhe temperaturat e larta do të dominojnë në gadishullin Iberik si edhe Evropën qendrore. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy