Dritan Zagani publikon shkresën “sekrete” të Ylli Manjanit (FOTO)

Dritan Zagani publikon shkresën “sekrete” të Ylli Manjanit (FOTO)

Ish-shefi i Antidrogës në Fier, Dritan Zagani, ka publikuar shkresën sekrete të ish-ministrit të Drejtësisë Ylli Manjani dërguar Zyrës Federale të Drejtësisë së Zvicrës që në më 25 mars 2016.

Në letër shkruhej se shtetasi Dritan Zagani, bazuar në informacionet e Prokurorisë së Përgjithshme , vazhdon të jetë subjekt i shpallur në kërkim për drejtësinë shqiptare në bazë të vendimit nr. 417, datë 21.09.2015, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për caktimin e masës “arrest me burg” për kryerjen e veprës penale “Largim i të Burgosurit nga vendi i qëndrimit”, parashikuar në nenin 323 të Kodit Penal Shqiptar.

Teksa ka publikuar dhe dokumentin me firmën e Ylli Manjanit, Zagani shkruan, “Mirë Saja që e ka privatizuar policinë dhe ka bërë atë…po ky ishi i Drejtësisë se di ku është bazuar të firmoset një dokument “sekret” të tillë si ky e të më quajë “kriminel të dyfishtë”, pa patur asnjë vendim gjykate për asnjë lloj dënimi …këta o janë të marrë ose s’e dinë që shteti është i shqiptarëve dhe jo prononcimit privat apo rilindje hesapi.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy