Marrëveshja historike/ Mërtiri: Zgjedhje për mbijetesën e Berishës dhe Metës, korpusi opozitar nuk e mund dot Ramën

Marrëveshja historike/ Mërtiri: Zgjedhje për mbijetesën e Berishës dhe Metës, korpusi opozitar nuk e mund dot Ramën

I ftuar në emisionin “të Paekspozuarit” në MCN TV, sociologu Ergys Mërtiri, tha se nuk ka asgjë të re nga marrëveshja e sotme PD-PL.

Ai e cilësoi prezantimin e nënshkrimit të marrëveshjes si një show mediatik dhe tha se këto zgjedhje nuk janë çështje bashkiake sesa më shumë për mbijetesën e Berishës bashkë me Metën.

Këtu s’ka asgjë të re sepse që Ilir Meta dhe Sali Berisha janë në aleancë me njëri-tjetrin, këtu s’ka asgjë të re, madje edhe kur z. Basha nuk i kishte fort mirë punët me z.Meta, z. Berisha i kishte.

 Interesante është se ata e celebruan këtë gjënë jo të re sikur këtu ka ndodhur ndonjë ndryshim epokal sikur SHBA dhe Rusia po gjejnë gjuhën e përbashkët për luftën në Ukrainë.

Një ceremoni protokollare, show mediatik, që nuk prodhon gjë. Sa për efektin politik, të dy bashkë, madje të gjithë bashkë korpusi opozitar nuk e mund dot Ramën në kushtet ku ndodhet opozita. Këto zgjedhje nuk janë çështje bashkiake, por për mbijetesën e Sali Berishës dhe duke qenë në aleancë bashkë, edhe të Ilir Metës.

Këto zgjedhje do të përdoren si truk nga Berisha për të marrë partinë në mënyrë të plotë, pra ai i sheh këto zgjedhje si instrument mbijetese

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy