Dy vite pa transport publik, banorët e Laknasit apel bashkisë: Duam autobusë!

Dy vite pa transport publik, banorët e Laknasit apel bashkisë: Duam autobusë!

Mungesa e transportit urban prej dy vitesh është kthyer në një problem për banorët e Laknasit. Kjo ka bërë që dy javë më parë ata të dalin në protestë, pasi linja e Bërxullës e cila i mbulonte, për shkak të heqjes së licencës së kompanisë, i ka lënë pa shërbim dhe pa zgjidhje nga bashkia.

Duke folur për emisionin “Fol” të gazetarit Erjon Skëndaj, banorët i drejtuan një apel kryebashkiakut të Tiranës Veliaj dhe atij të Kamzës Suli që të gjejnë një zgjidhje. Ata tregojnë se janë të detyruar të ecin në këmbë përditë 5-6 km për të marrë shërbimet në zonën e Treshit, ku stacioni më i afërt është plot 40 minuta larg.

Një nga banorët Selim Kuça shprehet:

Është bllokuar totalisht transporti publik. Të dalësh në mëngjes në orën 6:00 ka punëtorë që dalin për punë. Duhet të dalësh te rotondo e Tresh-it. Ç’më duhet mua ca ka bashkia e Vorës me të Tiranës?! Llogarit moshën e vjetër, kalamajtë në shi fortunë. Këtu ka shumë banorë. Kjo linjë ka qenë Qendër-Bërxull, çdo gjysmë ore ka pasur autobus. Ne kërkojmë thjesht të ketë autobusë, nuk na intereson se cila linjë futet. Unë jam vet i katërt, çdo ditë duhet të lëviz në këmbë. Një taksi që këtu deri te rotondo do 6 mijë lekë, edhe 6 të vish, llogarite....”.

Një tjetër banor tregon se:

Dy javë pasi filloi Covid-i na i ndaluan autobusët. E kemi kërkuar disa herë të na sjellin autobusë, s’na i kanë sjellë. Brenda Tiranës të mos kesh autobusë sot?! Viti 2023? Të shkosh të vizitohesh do shkojmë në këmbë, të marrim ilaçet do shkojmë në këmbë!”.

Meti, banor i kësaj zone thotë se rivënia e linjës së autobusit ishte një premtim i kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj.

Lali Eri erdhi më përpara në premtoi, do t’ua sjell dhe nuk e solli. Dy vite premtim. Lali Eri tha votoni për mua se do t’u sjell autobusët, silli! Ose licensoni bashkinë e Kamzës. Suli ka thënë që po na dha licensën bashkia e Tiranës ne i fusim autobusët. I thonë 5 km, shkojnë fëmijët nëpër shi dhe qamet. Një i sëmurë duhet të shkojë 5-6 km te Treshi. Nuk ka farmaci këtu, janë sipër te shkolla. Ne jemi lagje qyteti, përgjigju pra. Ne s’jemi të internuar”.

Ndërsa Isuf Koçi tregon mundimet e përditshme të fëmijëve për të shkuar në shkollë, dhe shprehet se linja e kësaj zone ishte shumë e populluar.

Jemi vet i katërt. Dy i kam në shkollë dhe kur ikin në mëngjes kur bie shi, çfarë do bëjë çadra! Kjo është e habitshme. Shkon autobusi në Shëngjergj të Tiranës çdo orë, edhe këtu…Është problem firmash, për tekat e tyre. Njëri thotë s’ka paguar liçensën, tjetri kështu….Ai që ka qenë vinte çdo 20 minuta dhe shtyheshin njerëzit. Iku ua la liçensën këtyre dhe iku te Uzina Autotraktor. Bërxullë-Qendër-Domje ka qenë ajo, kalonte edhe këtu”.

Dashamiri, qytetar i Kamzës, thotë se:

Na nevojitet shumë shumë ky autobus. Kryetari i bashkisë së Kamzës ka thënë se nuk kam ndikim te ai autobus. Bashkia e Kamzës është dakord dhe s’i ka marrë asnjë lloj takse që kalonte në atë bashki”.

Fiqiretja, një 67-vjeçare thotë se është e detyruar të lëvizi përditë në këmbë deri te Treshi, pasi pensioni 150 mijë lekë të vjetra nuk i mjafton për të qarkulluar me taksi. Një tjetër zonë thotë se trotuaret janë shumë të ngushta, dhe këmbësorët detyrohen të kalojnë në rrugë, ku rrezikohen nga automjetet.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy