Shehaj: Rezoluta e PS është anti-SPAK. Të dorëhiqet guvernatori i BSH

Shehaj: Rezoluta e PS është anti-SPAK. Të dorëhiqet guvernatori i BSH

Deputeti Agron Shehaj e konsideroi rezolutën e ashtuquajtur anti-korrupsion nga PS, si një “rezolutë anti-SPAK”, lëvizje që sipas tij ka ndodhur edhe në vende të tjera të Lindjes. Në intervistën për edicionin e lajmeve në MCN TV, Shehaj tha që guvernatori Sejko duhet të japë dorëheqjen, në lidhje me skemën mashtruese të mikrokredive.

Drupal Ad

 

 

 

 

"Pres që të ndodhë në Shqipëri e njëjta gjë që ka ndodhur në vende të tjera të Lindjes, ku shtete të ngjashme me Shqipërinë, që kanë patur një problem të madh me korrupsionin, në një moment të caktuar kanë vendosur të fuqizojnë drejtësinë, e kanë parë drejtësinë si të vetmen mundësi për të mundësuar që këto vende të përparojnë në zhvillim dhe të bëhen pjesë e BE. Ky ka qenë kushti i vënë nga BE. Çfarë ka ndodhur në këto vende? Ka filluar që drejtësia të bëjë punën e vet dhe drejtësia pasi ka vepruar, pak a shumë siç po ndodh në Shqipëri, ka ndodhur që politika ka reaguar. Ajo që pres është që politika të reagojë prapë edhe këtu. Ka reaguar kundër drejtësisë, ka kërkuar t’u shmanget përgjegjësive, dhe të përplasen me drejtësinë. E njëjta gjë ka ndodhur në Shqipëri, dhe kjo është arsyeja pse kanë filluar tani rezolutën anti-korrupsion. Kjo rezolutë nuk është gjë tjetër veçse një rezolutë anti-SPAK, që të ndalojnë drejtësinë, s’ka ndodhur vetëm në Shqipëri por edhe në vende të tjera të Lindjes. Jam mësuar të shoh faktet. Faktet tregojnë që qeveria po bën gjithçka përveçse të ndihmojë drejtësinë. Mjafton të shohësh amnistinë penale, deklaratën e kreut të SPAK-ut që tha janë ulëritëse lidhjet e policisë me krimin e organizuar. Nëse dëgjojmë deklaratat e kryeministrit në Parlament, s’kanë lidhje me realitetin”.

I pyetur mbi skemën mashtruese të mikrokredive, dhe qëndrimin e guvernatorit në Komisionin për Ekonominë dhe Financat, Shehaj tha:

"Çfarë ndodhi në Komisionin e Ekonomisë dhe Financave ishte një turp i vërtetë. Qytetarët shqiptarë janë marrë peng nga disa biznese për të cilat BSH ishte në dijeni dhe s’veproi, s’i ndaluan. Në Komisonin e Ekonomisë ndodhi një teatër i shëmtuar. Aty në Komisionion e Ekonomisë dilte sikur s’kishte ndodhur asgjë. Kemi të bëjmë me një skemë financiare mashtrimi të jashtëzakonshme, me përmasa shumë të rënda. Parlamenti dhe anëtarët e komisionit e kanë hallin të zgjidhin problemet e tyre dhe ta mbajnë mirë me pushtetin sot. Guvernatori duhet të japë dorëheqjen, sepse është absolutisht përgjegjës për atë që ka ndodhur”.

Ndërsa, mbi partinë e tij “Mundësia” që pritet të themelohet më 1 qershor, Shehaj shtoi:

"Më 1 qershor do themelohet lëvizjen e re politike, Partinë Mundësia, që do jetë një parti perëndimore, moderne, e djathtë të vërtetë. Ne besojmë që do t’ia dalim sepse jemi të pakapur, dhe të pakapshëm, dhe nuk tërhiqemi”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy