
Analisti Ilir Kalemaj i ftuar në studion e lajmeve në ‘MCN Live” teksa komentoi se çfarë pritet të ndodhë sot si ditë e fundit e ultimatumit të Berishës për Bashës, ai u shpreh se kjo çështje duhet të zgjidhet nga gjykata.
Sipas tij marrja e një selie apo godine me dhunë nuk mund të konsiderohet pasi sipas tij kjo nuk motivon as anëtarësinë dhe as votuesit e Partisë Demokratike.
Nuk njoh asnjë rast në botë që të merret një seli në mënyrë të dhunshme. Rasti i fundit që pamë një tentativë marrje ishte në SHBA e paprecedentë në fund të presidencës Trump të cilët sot janë përpara drejtësie. Mendoj se jemi larg të flitet për marrjen e godinave me dhunë apo flakë dhe kjo nuk i motivon pjesën e anëtarësisë së heshtur të kësaj partie dhe nuk motivon votuesit e PD. Kjo çështje është në dyert e gjykatës e cila pritet të japë një vendim së shpejti. Nëse elementi politik është i kontestueshëm për momentin ai në gjykatë të marrë një vendim.
Ky ultimatum nga njëra anë është një mënyrë karikimi dhe nga ana tjetër një presion për vendimin që do marrë gjykata. Nëqoftëse i referohemi gjykatës është një element që Kuvendi i 11 dhjetor e ka njohur atë të korrikut. Njeh kuvendin kombëtar të dalë nga ai kuvend, njeh këshillin kombëtar, por thptë që kemi kuorum për të shkarkuar atë, dhe Bashën nga detyra dhe nëse këta e kanë këtë kuorum atëherë pse të mos pritet vendimi i gjykatës? Është një vendim i thjeshtë administrativ ku gjykata pranon dokumentacionin për të pasur një zgjidhje.



