Ndjekje si në filma, i kërkuari për drogë thyen dy postblloqe policie në Tiranë (VIDEO)

Ndjekje si në filma, i kërkuari për drogë thyen dy postblloqe policie në Tiranë (VIDEO)

Ky është momenti, kur policia rrugore e Tiranës dhe njësitë Shqiponja arrestojnë Bukurosh Mujën, 35 vjeç nga Kukësi, i kërkuar për kultivim të bimëve narkotike.

Gjatë të premtes kishte thyer dy postblloqe të policisë rrugore në autostradë dhe në zonën e Bërrylit, kur ishte konstatuar nga shërbimet me shpejtësi tej normave të lejuara.

Pas një ndjekje që zgjati rreth një orë policia rrugore, ai u ndalua pranë kryqëzimit të farmacisë 10 në Rrugën “Bardhyl”.

Nga verifikimi, blutë zbuluan se me këtë makinë, Muja ishte në kërkim për kultivim të bimëve narkotike në Kukës. Po ashtu atij i ishte pezulluar leja e drejtimit dhe lëvizte pa patentë. Ndërkaq mjeti me të cilin ai lëvizte kishte 8 gjoba të komisioneve administrative të papaguara. Për këtë shkak makina u bllokua nga policia ndërsa Muja u arrestua me disa akuza.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy