“Reforma e pensioneve do të vazhdojë rrugën e saj demokratike", tha presidenti francez, Emmanuel Macron, gjatë një interviste në France 2 dhe TF1. Macron theksoi se i respekton manifestimet, por jo dhunën e protestuesve.
“Kur sindikatat demonstrojnë kanë legjitimitetin e tyre, kur organizojnë marshime, siç edhe e bëjnë, që janë kundër kësaj reforme, unë i respektoj”, tha presidenti francez, duke shtuar megjithatë se “dhuna është e papranueshme, por je i pakënaqur me diçka.
Është hera e parë që Macron u drejtohet francezëve që nga fillimi i krizës së reformës së pensioneve në janar, edhe nëse nisma mori formën e një interviste live, me presidentin që u përgjigjet pyetjeve të gazetarëve.
Mbrëmjen e djeshme incidente dhe tensione të reja kanë ndodhur në Paris por edhe në Rennes, Nantes, Reims, Toulouse, Lion dhe shumë qytete të tjera. Polemika kanë shpërthyer pas dyshimeve për dhunë policore ndaj protestuesve.
E majta, së bashku me avokatë dhe magjistratë, denoncuan arrestimet e bëra "me dhunë" nga policia, duke kërkuar me forcë lirimin e demonstruesve të ndaluar padrejtësisht.



