Omuri:  Inspektoriati i punës është dobët në monitorimin e kushteve, të rinjtë po sëmuren nëpër fasoneri (VIDEO)

Omuri: Inspektoriati i punës është dobët në monitorimin e kushteve, të rinjtë po sëmuren nëpër fasoneri (VIDEO)

Kryetari i Shoqatës së Invalidëve të Punës, Abdulla Omuri ka qenë i ftuar ditën e sotme në studion e lajmë në MCN Tv për të folur për aksidentet dhe sigurinë në punë.Omuri tha se Inspektoriati i punës është i dobët në monitorimin e kushteve dhe shtoi se në Gjykatë pjesa më e madhe e punëmarrësve të aksidentuar nuk përfiton.

Siguria dhe mbrojtja në punë janë elementë të domosdoshëm. Shqipëria kanë nënshkruar marrëveshje për mbrojtjen dhe sigurinë në punë.

187 të aksidentuar nga të cilët 31 kanë humbur jetën janë shifra nga Inspektoriati I punës. Ky institucion ka marrë në referencë vetëm personat që janë aksidentuar dhe kanë fituar pensionin e invaliditetit.

Janë 116 persona që nga këta kanë fituar pension vetëm 14 persona, pasi mungon kontributet shoqërore. Për mendimin tim Inspektoriati i punës është i dobët në monitorimin e kushteve.

Në dy procese gjyqësore kam marrë pjesë dhe vetë. Punëdhënësi nuk merr përsipër të paguajë sigurime shoqërore, kjo është krim që i bëhët personit që aksidentohet.

Shumicën e rasteve punëmarrësit nuk përfitojnë në gjykatë.

Omuri tha se ndër saktorët problematikë vijon të jetë ndërtimi dhe minierat, por ngriti gjithashtu dhe problemin e fasonerive ku kryetari i Shoqatës tha se të rinjtë e të rejat përballen me pluhurin në këto ndërmmarje dhe janë shumë të dispozuar për sëmundje të ndryshme.

Ndërtimi por kushtet mizerabël janë dhe në miniera. Ndodhin aksidente. Edhe kompanitë të tjera ka aksidente. Duhet të sigurohen. Nuk e gjen gjë kompaninë për një kontribut të vogël.

Problem janë edhe fasoneritë. Mjaft vajza të reja dhe djem të rinj punonj me pluhura dhe janë të dëmshëm dhe marrin sëmundje. Ndikon edhe tek riprodhimi. Duhet një monitorim më i rreptë nga Inspektoriati i punës.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy