Eric Wend kandidati për ambasador/ Çupi: Po kalojmë drejt diplomacisë publike, rajoni ka nevojë për vëmendje ushtarake (VIDEO)

Eric Wend kandidati për ambasador/ Çupi: Po kalojmë drejt diplomacisë publike, rajoni ka nevojë për vëmendje ushtarake (VIDEO)

Analisti Frok Çupi ka komentuar dëshminë në Senatin amerikan të Eric Wend, kandidatit për ambasador të Shteteve të Bashkuara në Shqipëri, duke e cilësuar atë si një figurë që shënon një qasje të re në marrëdhëniet diplomatike.

 

Sipas Çupit, emërimi i Wend përfaqëson një ndryshim në mënyrën se si SHBA e koncepton praninë diplomatike në rajon, duke e zhvendosur atë drejt një “diplomacie publike”, ku ambasadori është më i ekspozuar dhe më aktiv në komunikimin publik.

 

Ai shtoi se rajoni ka nevojë për një vëmendje më të shtuar ushtarake dhe se Tirana po shfaqet si një qendër e rëndësishme për çështjet e mbrojtjes.

 

Ky është ambasadori i parë që tërheq kaq shumë vëmendje, si për shkak të situatave aktuale, ashtu edhe për shkak të personalitetit të tij. Ai është gjeneral në rezervë, një njeri me kontribute të mëdha në ushtrinë amerikane, i cili ka arritur në majat e drejtimit të forcave speciale të SHBA-së, dhe kjo ka një vlerë të veçantë për Shqipërinë.

 

Duhet thënë se asgjë nuk bëhet rastësisht, por ajo që vlen të theksohet është se ky rajon ka nevojë për një vëmendje më të madhe në aspektin e sigurisë. Tirana është zgjedhur si një vend ku priten investime në fushën e mbrojtjes.

 

Me këtë ambasador mund të thuhet se ka ndryshuar realisht diçka dhe duket se kemi dalë nga diplomacia klasike. Po hyjmë në një diplomaci publike, ku ambasadori vjen si i emëruar politikisht dhe si një aktor publik në Shqipëri.

 

Ai është angazhuar që të jetë vazhdimisht i pranishëm në publik dhe me njerëzit, dhe si i tillë nuk do të qeverisë më përmes prapaskenave.

 

Një tjetër çështje është se në Senat është folur me simpati për kryeministrin e Shqipërisë, gjë që është më shumë një sinjal kritik, sepse e gjithë vëmendja shkon që ai t’i shohë gjërat sy më sy me kryeministrin. Ky është një sinjal që SHBA vjen me një qasje të re.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy