Anijet e para kozmike të destinuara për në Mars do të nisen pas dy vitesh, kur të hapet dritarja e ardhshme e transferimit Tokë-Mars.
Kështu shkruan në X Elon Musk, lidhur me SpaceX.
Anijet kozmike do të jenë pa pilot për të testuar besueshmërinë e uljes së paprekur në Mars, nëse ato ulje do të shkojnë mirë, fluturimet e para me njerëz në Mars do të ndodhin pas 4 vitesh.
Shkalla e fluturimit do të rritet në mënyrë eksponenciale, me synimin për të ndërtuar një qytet të vetë-qëndrueshëm në 20 vjet.
Do të jetë e nevojshme të jemi shumëplanetarë, pasi nuk do t’i kemi më të gjitha gjërat në një planet.



