
Një 17-vjeçare nga Durrësi ka ndërruar jetë ditën e sotme pasi ishte prekur nga sëmundja e meningjitit akut.

Siç raporton për ‘MCN lajme’ korrespondentja nga Durrësi, Ervina Garo, maturantja fillimisht kishte qëndruar në spitalin rajonal të Durrësit dhe më pas është dërguar urgjent për në QSUT, për një mjekim më të specializuar, por ka qenë e pamundur mbajtja e saj në jetë, pasi paraditen e sotme ka ndërruar jetë.
Bëhet fjalë për një maturante në shkollën e mesme të Durrësit, në gjimnazet këtu, që ka pasur fillimisht, simptoma të në gripi normale e më pas gjendja e saj është renduar duke u dërguar dje pranë spitalit rajonal, gjatë ditës së djeshme.
E reja me inicialet N.Ç. u dërgua në spitalin rajonal të Durrësit, por për shkak të gjendjes së rënduar, personeli mjekësor ka gjykuar se gjendja e saj është e rënduar dhe ajo është transferuar në Tiranë, ku paraditen e sotme ka ndërruar jetë.
Nga të dhënat e para dyshohet se vdekja është shkaktuar nga meningjiti por do të jetë Institutiti i Shëndetit Publik, do të jeta ai që do të përcaktojë në bazë të analizave qe kemi të bëjmë apo jo, me ketë sëmundje të rëndë dhe të rrezikshme.
Ndërkohë në bazë të protokollit, Drejtoria e Shëndetit Publik ka udhëzuar të gjithë personat që e kanë asistuar, si personelin mjekësor, ashtu edhe familjarët të vaksinohen, pasi është një sëmundje ngjitëse dhe e rrezikshme.



