Sot 30-vjetori i themelimit të LDK-së/  Basha me mesazh urimi

Sot 30-vjetori i themelimit të LDK-së/ Basha me mesazh urimi

Sot mbushen 30 vjet nga themelimi i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK).

Me këtë rast, anëtarë të kryesisë dhe struktura të kësaj partie do të bëjnë homazhe te varri i ish-presidentit Ibrahim Rugova.

Manifestimi për shënimin e 30-vjetorit të themelimit të LDK-së do të mbahet në lagjen “Veterniku” në Prishtinë.

Ibrahim Rugova që njihet si udhëheqësi historik i LDK-së, e drejtoi këtë parti derisa ndërroi jetë.

Kreu i PD, Lulzim Basha ka uruar 30-vjetorin e themelimit të LDK-së në Kosovë. Në mesazhin e Urimit, kryedemorkatiki Basha thotë se tek Partia Demokratike e Shqipërisë, do të gjejnë përherë mbështetjen  vëllazërore, partneren e qëndrueshme dhe të palëkundur të Kosovës së pavarur, sovrane dhe të zhvilluar.

Mesazhi i urimit i kreut të PD

Sot në këtë 30 vjetor të themelimit, personalisht dhe në emër të Partisë Demokratike të Shqipërisë, dua nga zemra ti uroj mbarësi e suksese simotrës tonë Lidhjes Demokratike të Kosovës, drejtuesve dhe mbështetësve të saj.

LDK lindi në një kohë të errët pushtimi, si shpresë e shqiptarëve të Kosovës për çlirim kombëtar dhe demokraci.

Në themel të njërës prej arritjeve më të mëdha të historisë së shqiptarëve, në themelet e Pavarësisë së Kosovës qëndron shpirti, djersa dhe gjaku i drejtuesve, mbështetësve dhe atyre që besuan te LDK. Historia e LDK është histori e krenarisë së Kosovës, është pjesë e krenarisë kombëtare.

Veçanërisht në këtë ditë, është çasti të kujtojmë me nderim themeluesin e LDK, udhëheqësin e shpirtit të Kosovës së pavarur Presidentin Ibrahim Rrugova, si shembull largpamësie, emancipimi, kurajo dhe qëndrese.

Drejtuesve të LDK bashkë me urimin, dua ti garantoj se te Partia Demokratike e Shqipërisë, do të gjejnë përherë mbështetjen  vëllazërore, partneren e qëndrueshme dhe të palëkundur të Kosovës së pavarur dhe sovrane dhe të zhvilluar.

Sfidat i kemi përpara por bashkimi i forcave, vizionit dhe vullneteve tona, do të bëjë të mundur ti përmbushim me sukses ato në shërbimin më të mirë  të interesave tona kombëtare.

Gëzuar 30 vjetorin të dashur vëllezër dhe motra të LDK!

Zoti e bekoftë Kosovën, Shqipërinë, dhe shqiptarët kudo ku janë!

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy