Soko: Nuk i intereson askujt transparenca për koncensionet, forma më e thjeshtë për të vjedhur

Soko: Nuk i intereson askujt transparenca për koncensionet, forma më e thjeshtë për të vjedhur

Eksperti i ekonomisë Pano Soko për mungesën e raportimit financiar për koncensionet gjatë vitit 2024, thotë se gjithçka ndodh pasi nuk i intereson askujt që të bëhet transparencë. 

 

Nga studio e MCN Live, ai deklaroi se kjo mazhorancë e bëri koncensionin mënyrë të operuari dhe në çdo moment shikonte se çfarë mund të jepte me koncension, si forma më e thjeshtë për të vjedhur, pa u komplikuar.

 

Soko shtoi se ministri i Financave duhet të merrte guximin dhe të thoshte që për hir të përgjegjësisë që ka marrë përballë ligjit, se kush është performanca e koncensioneve.

 

Ministri i Financave është tip pule, nuk kemi ministër Financash. Ministri i Financave ka pasur një peshë të jashtëzakonshme. Ai një dhe ministri i Drejtësisë, për nga pesha e fjalës që kanë ekuivalentojnë me Kryeministrin. Ne kemi pasur ministër Financash që kanë pasur autoritet. Sot nuk kemi ministër Financash, sot kemi një jesmen të Kryeministrit, një pulë të Kryeministrit që nuk ia mban të thotë asnjë llaf. 

 

Nuk i intereson askujt që të bëhet transparencë me koncensionet, përveç publikut. Kush ka qenë impakti në ekonomi, në jetën sociale, në infrastrukturë? Ministri i Financave duhet të merrte guximin dhe të thoshte që për hir të përgjegjësisë që kam marrë përballë ligjit, kjo është performanca e koncensioneve. 

 

Ne paguajmë 140 milionë euro në vit, për të marrë këto gjëra. Nuk ka këllqe, mos të them që aty brenda ka dhe ndonjë ndarje të këtyre përfitimeve që kanë ardhur nga këto lekë. Por në thelb ne nuk kemi ministër Financash. Është ai që në thelb është përgjegjës për këtë. Ne kemi paguar për incenerator por nuk kemi incenerator. 

 

Ajo që po ndodh me Tiranën, është nëse deri në 2017 i trajtonim në një formë të caktuar mbetjet, sot në 2025, vazhdojmë t’i trajtojmë si më përpara, vetëm se sot paguajmë 10-12 milionë euro në vit, atëherë nuk paguanim asnjë lekë, por brenda taksave që paguanim në bashki. 

 

Ne po bëjmë të njëjtën gjë që bënim kur e ishin falas, vetëm se tani paguajmë 10-12 milionë euro. Po japim ca para për asgjë, për zero. Po inksapsulohen si më para mbetjet, por sot po paguhen para. Deri dje paguanim ca paga ndërmarrjesh, brenda taksave të bashkisë, ndërsa sot paguhen miliona euro. 

 

Paratë që paguan buxheti i shtetit për koncensionit, do duhet të shihen në lupën e interesit publik. Sot që flasim do të duhet që administratori shtetëror që është në krye të koncensionit, të thoshte sa lekë duheshin, jo 10 milionë sa ka thënë koncensionari, por 1 milionë!

 

 Jo mor zotëri, vazhdon paguhet si më para. Këtu interesi për t’i vajtur në fund çështjes së drejtësisë penale dhe politike është zero. Politikisht kemi zero interes, sepse dhe lekët vazhdojmë t’i marrim. 

 

Kjo mazhorancë e bëri koncensionin mënyrë të operuari, në çdo moment shikonte se çfarë mund të jepte me koncension. Mirë që nuk dha dhe Policinë e Shtetit me koncension. Çdo gjë është përmendur të paktën një herë për tu dhënë me koncension. 

 

Këta janë nëna e koncensionit, nëna e PPP-ve. Është forma më e thjeshtë për të vjedhur, se duan të vjedhin pa u komplikuar fare. Gjysma e performancës së kësaj qeverie janë koncensionet, nuk kanë tjetër.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy