
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, për alookimin nga Ministria e Financave të 8.5 milionë eurove për kompaninë “Soft & Solution”, të Ermal Beqirit, i arrestuar në Francë në kuadër të një hetimi për grup të strukturuar kriminal.
Sipas Berishës, bëhet fjalë për para të taksapaguesve shqiptarë, ndërsa një kompani e sekuestruar nuk duhet të përfitojë më fonde nga buxheti i shtetit.
Berisha deklaroi se disbursimi i këtyre fondeve nuk do të ishte bërë pa miratimin e Kryeministrit, duke shtuar se shteti nuk mund të bashkëpunojë me kompani që, sipas tij, janë të lidhura me elementë të krimit.
Ai akuzoi qeverinë se përmes kontratave publike ka favorizuar të njëjtat kompani, ndërsa qytetarët, sipas tij, kanë paguar miliona euro pa marrë shërbimet e premtuara.
Po kështu është kontrata e ‘Soft & Solution’ që herë e merr njëri, herë e merr tjetri kompaninë. A ky bashkëpunim me krimin çfarë mund të ketë? Sipërmarrjet e krimit shemben, asgjësohen dhe falimentohen, ky është qëndrimi në qoftë se shteti do të ndahet nga krimi.
Duke folur për urdhër-arrestin ndaj Ermal Beqirit, kreu i demokratëve tha se SPAK duhej ta kishte bërë publik që më 24 prill faktin se kishte lëshuar një urdhër ndërkombëtar arresti për të dhe për Agasin. Ai pretendoi se dispononte informacione sipas të cilave Beqiri vijonte aktivitetin e tij në Austri dhe Slloveni, çka ngrinte pikëpyetje mbi zbatimin e urdhrit të arrestit.
Sipas Berishës, nëse SPAK e kishte lëshuar urdhrin në kohën e duhur, atëherë duhet hetuar se ku është vonuar procedura dhe nëse përgjegjësia i takon institucioneve shqiptare apo autoriteteve të vendeve ku ndodhej Beqiri.
Çfarë ka ndodhur, diçka ka ndodhur. Çfarë ka bërë Ministria e Drejtësisë? Çfarë ka bërë policia me të? Ajo është për t’u hetuar.



