‘Buxheti 2024’/ Xama: Pesha e rritjes së pagave shkon 230 mln euro, taksë dhe për profesionet e lira

‘Buxheti 2024’/ Xama: Pesha e rritjes së pagave shkon 230 mln euro, taksë dhe për profesionet e lira

Gazetarja Ola Xami e ftuar në emisionin Të Paekspozuarit në MCN TV ka komentuar lidhur me buxhetin e vitti 2024 ku u ndal tek draftligji për lojërat e fatit. Ajo tha se ligji për bastet parashikohet që të jetë taksa zero, ndërsa theksoi se nga ana tjetër do tatohen profesionet e lira.

Sipas saj, janë ulur shpenzimet për investime për vepra publike, por kjo ulje nuk balancon buxhetin dhe peshën që ka rritja e pagave e cila do ketë një peshë prej 230 mln eurosh.

Te ligji për bastet parashikohet që taksa të bëhet zero. Ndërkohë që të gjithë profesionet e lira, ata që punojnë do tatohen. Ti në bankë ke detyrim vetëm të deklarosh burimin dhe ti nuk paguan taksë. Draft ligji që po diskutohet parashikon tatim zero për lojtarin.

Shpenzimet në total të buxhetit janë më të larta, koherente, dhe janë ulur shpenzimet për investime për vepra publike dhe kjo ulje nuk balancon buxhetin dhe peshën që ka rritja e pagave e cila do ketë një peshë prej 230 mln eurosh. E gjithë rritja e pagave do financohet nga funksionimi i ligjit të ri i rritjes së të ardhurave. Ata që i kanë gjetur vetes punë që trajtoheshin si biznes i vogël do tatohet dhe taksa është 15% si biznes i punësuar.

Një pjesë tjetër do financohet nga arkëtimet mbi vlerën e shtuar, taksë mbi mallrat e blera që konsumatori blen. Të gjitha këto çmime të ushqimeve vitet e fundit janë rritur dhe kjo rrit dhe të ardhurat e qeverisë. Nga kjo do të rriten 100 mln euro të tjera vitin e ardhshëm në buxhet. Një tjetër pikë është dhe akciza dhe këtë vit akciza është indeksuar me 1.5% kështu që dhe karburantin do e blejmë pak më shtrenjtë vitin e ardhshëm.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy