Ndërron jetë ish-presidenti dhe lideri i revolucionit komunist kuban, Fidel Kastro. Lajmin e ka bërë të ditur vetë vëllai i tij për televizionin kuban.
“I dshur populli i Kubës, me dhimbje të thellë dal para jush për t’ju thënë ju dhe miqve të Amerikës tonë e botës se sot më 25 nëntor, në orën 10:29 të natës ndërroi jetë komandanti dhe drejtuesi i revolucionit kuban, Fidel Kastro Ruz”, tha Raul Kastro.
“Për të përmbushur vullnetin e tij të fundit, trupi i tij do të digjet më 26 nëntor”, njoftoi ai.
“Komisioni që do të organizojë funeralin do t’i japë popullit informacion të detajuar mbi organizimin e homazheve në nder të themeluesit të Revolucionit Kuban. Fitore gjithmonë!”, e mbylli lajmërimin Kastro.
Fidel Kastro ndërroi jetë në moshën 90-vjeçare, disa vite pasi ishte tërhequr nga pushteti dhe jeta publike, duke ia lënë vendin të vëllait.



