Ndërron jetë në moshën 54-vjeçare aktori Adam Rich

Ndërron jetë në moshën 54-vjeçare aktori Adam Rich

Adam Rich , aktori amerikan i cili u bë i famshëm për interpretimin e rolit të Nicolas, djalit të vogël në serialin televiziv "The Bradford Family" (titulli origjinal "Eight Is Enough"), ka vdekur në moshën 54 vjeçare .

Rich vdiq në shtëpinë e tij në Los Anxhelos, sipas faqes TMZ.

Shkaqet e vdekjes, siç raportohet nga New York Times , ende nuk janë bërë të ditura.

Rich kishte debutuar në botën e artit në vitin 1976 në serialin "The Six Million Dollar Man". Ai ishte 9 vjeç kur në 1977 filloi të luante më të voglin e familjes së madhe Bradford. I pranishëm në serial nga episodi i parë deri në episodin e fundit në vitin 1981. Pas suksesit të serialit, Rich ishte shfaqur në disa seriale dhe filma të viteve '70 dhe '80 duke përfshirë "Fantasy Island", "CHiPs", "Small Wonder". Interpretimi i tij i fundit, para se të zhdukej nga ekranet për dhjetë vjet, daton në vitin 1993, në një episod të “Bayëatch”.

Adam Rich ka pasur një jetë të trazuar. Në vitin 1989 ai gati vdiq nga një mbidozë dhe në vitin 1991 u arrestua me dyshimin se kishte vjedhur një farmaci në Kaliforni. 

Aktori Dick Van Patten, i cili luante babanë e Nicholas në serial, kishte paguar me kusht për ta nxjerrë atë nga burgu. Në vitin 2002 ai u arrestua për drejtimin e mjetit në gjendje të dehur dhe në vitet në vijim hyri dhe dilte nga qendrat e rehabilitimit për personat e varur nga alkooli dhe droga. 

Paraqitja e fundit e Rich në një film daton në vitin 2003. Ai mori pjesë në komedinë "Dickie Roberts: Former Child Star" në rolin e tij së bashku me yje të tjerë fëmijë të viteve '80 si Corey Feldman, Emmanuel Lewis, Dustin Diamond dhe Danny Bonaduce.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy