Rama shpjegon “pakënaqësinë me qeverisjen”

Rama shpjegon “pakënaqësinë me qeverisjen”

Në komunikimin e javës në rrjetet sociale, kryeministri Rama është ndalur në rezultate e testit PISA2015. Kreu i qeverisë tha se rezultatet janë inkurajuese dhe tregojnë efektshmërinë e reformës në arsim, por ka ende vend për përmirësim.   

“Lamë pas edhe 21 vende të tjera. Ka elementë inkurajues. Nëse do të llogariteshin vetëm rezultatet e vajzave do të ishim akoma më mirë. Lum kush ka vajza. Kompetencat shkencore ishin fokusi i testimit. Në matematikë rritja 18 pikë. Në të kuptuarit saktë të asaj që lexojnë rritje me 10 pikë. Kemi marrë përgëzime nga miqtë dhe partnerët. Rezultatet kanë qenë befasuese dhe domethenëse për reformën në arsim”, tha ai.

Rama ka komentuar edhe shprehjen e tij të javës së kaluar për “pakënaqësi ndaj qeverisjes”, duke u shprehur se thënia që u komentua gjatë në media ka kuptimin e kërkesës së lartë për zgjidhjen e shumë problemeve.

“Unë thashë se nuk jam i kënaqur me rezultatet, por unë kam qenë dhe do të mbetem deri në ditën e fundit në këtë zyrë i pakënaqur me veten dhe qeverinë. Pavarësisht pika e hallit nga u nisëm, duhet shumë punë e mundim. Mos mendoni se jam kryeministri i vetëkënaqur. Nuk do të jem deri në fund. Rezultatet e testit të PISA-s janë pozitive, por në arsim ka ende probleme që duan zgjidhje”, tha ai.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy