
Notarja e Universitetit të Virxhinias, Emma Weyant, fitoi vendin e dytë në kampionatin e femrave, në stil të lirë 500 metra, duke humbur ndaj transgjinores Lia Thomas. Kjo gjë zgjoi zemërim nga fansat, të cilët përmes komenteve në rrjetet sociale njihnin Emma-n si fituesen e vërtetë të garës.
Një postim në Twitter nga Llogaria e Notit dhe Zhytjes në Universitetin e Virxhinias (UVA), u përgëzua Weyant, për renditjen e dyta me kohën e tretë më të shpejtë në historinë e UVA-s.
Por menjëherë nisi një stuhi komentesh. Shumë prej përdoruesve korrigjonin postimin zyrtar, duke thënë se Emma Weyant kishte fituar vendin e parë në raport me femrat që kishte në garë.
“Për mua ajo është e para”, shkruan një përdorues i “Twitter”-it. Të tjera komente në rrjetin social ishin: “Trup për ju Virginia Swimming! Mbështesni studentet tuaja atlete. Ajo doli e para, pohojeni”.
“Ajo fitoi. Ata thjesht garuan në një garë me meshkuj, njëkohësisht, çka është disi konfuze”, shkruan një tjetër. “Të lumtë Emma, që ishe femra e parë në garë”, vijon një tjetër. “Ishte garë për femra. Emma fitoi”, shkruajti një tjetër përdorues i “Twitter”.



