Këngëtarja kosovare, Beatrix Ramosaj ka publikuar projektin e ri muzikor të titulluar ‘Pa ndjenjë’, ku është shfaqur shumë joshëse në skena të nxehta.
E veshur me të bardha, ajo bën lëvizje shumë provokuese me partnerin (kërcimtarin) në krevat.
Në një moment tjetër, 23-vjeçarja vazhdon me të njëjtat lëvizje, të cilat nuk i kemi parë asnjëherë nga ajo teksa shfaqet e veshur me të zeza dhe kërcen e vetme.
Pas një mungese të gjatë në muzikë, Beatrix ka zgjedhur të vijë me një baladë romantike, për tekstin e së cilës është kujdesur vetë.
Gjatë kësaj periudhe, është përfolur për ndarjen e saj me të dashurin ndërsa nuk dihet nëse kjo baladë i dedikohet atij pasi ka të bëjë me një dashuri që ka marrë fund.
Ndërkohë, Beatrix ishte pjesë e festivalit ‘Your song sounds familiar’ ku dhe u shpall fituese.



