Rusia: Ukraina sulm me dronë mbi Kremlin, tentativë për të vrarë Putin

Rusia: Ukraina sulm me dronë mbi Kremlin, tentativë për të vrarë Putin

Forcat e armatosura ukrainase u përpoqën të godasin rezidencën e Kremlinit të Vladimir Putin me dronë gjatë natës.

Një lajm i tillë është bërë r ditur nga zyra presidenciale ruse, cituar nga agjencia e lajmeve RIA Novisti.

Dy mjete ajrore pa pilot u vunë në drejtim të Kremlinit. Si rezultat i veprimeve në kohë të ndërmarra nga ushtria dhe shërbimet speciale duke përdorur sisteme luftarake radar, pajisjet u çaktivizuan.

Presidenti Putin nuk u lëndua në sulmin terrorist, thuhet në deklaratë dhe sqarohet se orari i punës i Presidentit nuk ka ndryshuar dhe se ai do të vazhdojë të punojë si zakonisht.

“Shpërthimet janë një sulm i planifikuar terrorist dhe një tentativë për të vrarë Presidentin rus”, denoncoi zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov.

Moska i konsideroi veprimet e Kievit si një akt të planifikuar terrorist dhe një atentat ndaj presidentit në prag të Ditës së Fitores dhe paradës së 9 majit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy