
Patriarku i Kishës Ortodokse Ruse, Kirill, mund të jetë në listën e personaliteteve që i nënshtrohen sanksioneve.
Në marrëveshjen për embargon e naftës ruse, pjesë e paketës së gjashtë të sanksioneve ndaj Moskës për luftën në Ukrainë, e cila do të finalizohet nesër në takimin e përfaqësuesve të 27 në Bruksel, emri i patriarkut ka hyrë në listën e zezë të Bashkimit Europian.
Megjithatë përgjigja e Përfaqësuesit të Lartë të Politikës së Jashtme të BE-së Josep Borrell ndaj pyetjes për përfshirjen e mundshme të Patriarkut Kirill, në mesin e emrave të të dënuarve ishte e kujdesshme.
Unë mendoj se po. Një javë më parë do të kisha thënë po.
Nga ana e tij kreu i Kishës Ortodokse ruse, Kirill deklaroi për median bjelloruse Nexta se Rusia është një fuqi paqedashëse dhe forcon forcat e saj të armatosura vetëm për arsye mbrojtjeje.



