
Këngëtari Kelly dhe bashkëshortja e tij Enisa ishin të ftuarit e Ermal Pecit në programin “Më prit të dielën”.
Jeta e tyre mes publikes dhe privates ka qenë shpesh në vëmendjen e publikut, sidomos edhe për shkak të kalvarit të betejës së Enisës me kancerin.
Mesa duket, kohë të vështira familjare kanë qenë edhe për Kellyn dhe paralizën faciale që kaloi.
“Erdhi nga hiçi, s’kam vuajtur nga asgjë e ngjashme më përpara. Nga paraliza mund të prekeshin edhe kordat zanore. Ishin muaj të tërë terapi rehabilitimi. Ishte ditë e diel, po hanim drekë.
Kelly tha: ‘Po ndihem çuditshëm, mpirje, paralizë’” – treguan të dy.
Ndërkohë, Enisa tha gjatë intervistës se ajo vijon betejën me kancerin dhe s’mund të thotë se e ka fituar këtë betejë.
Spitali është bërë shtëpi e dytë për të, teksa pohon se nuk ndalet në impenjimet familjare apo të punës, duke mos u dorëzuar.
“Ndonjëherë qaj edhe në makinë, parkoj, shfryhem. Qaj në makinë. S’dua që djali të kuptojë asgjë në shtëpi” – vijoi Enisa.
Kelly shtoi se shumë shpesh duhet ta mbajnë veten para djalit, që ai të preket sa më pak nga betejat e Enisës.



