Rama në Urën Vajgurore: Do t'i japim një dimension tjetër zonës

Rama në Urën Vajgurore: Do t'i japim një dimension tjetër zonës

Kryeministri Rama ka inspektuar sot punimet për projektin e reabilitimit të lumit Osum në Urën Vajgurore.

I shoqëruar edhe nga ministry Blendi Klosi, Rama është shprehur se kjo zonë do të transformohet në një pikë të rëndësishme agro-turistike, ku do të promovohen ushqimet bio të zonës.

“Ka nisur faza e dytë e projektit transformues që pas realizimit të mbrojtjes lumore në fazën e parë, ku është garantuar mospërmbytja e krejt zonës që ndodhte çdo vit, po vijohet me krijimin e një hapësire cilësore rekreative për të gjitha moshat, si edhe do të mundësohet më tej hapja e një pike të madhe të promovimit e të tregtimit të prodhimeve bio zones.” Është shprehur Rama.

Kryeministri është shprehur se krijimi i kësdaj pike e cila do të mbledhë produktet agro-ushqimore  do t'i japë një dimension tërësisht të ri zonës.

"Është me rëndësi që të bëhet ajo pika e prodhimeve, pasi i jep një dimension tjetër të gjithë zonës." tha Rama.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy