Rama: Do të sqarojmë gjobën e KQZ-së për Veliajn

Rama: Do të sqarojmë gjobën e KQZ-së për Veliajn

Kryeministri Rama tha sot gjatë një takimi në Zall-Herr se gjoba që KQZ i vuri një ditë më parë kryebashkiakut Erion Veliaj, do të sqarohet. Rama tha se takimet e tij të përditshme nuk janë inaugurime.

Gjoba do sqarohet sepse këto s’janë inaugurime. Ne vijmë këtu që të tjerët të shikojnë se puna po vazhdon dhe që njerëzit po futen nëpër shtëpitë e tyre. Por, këta nuk kanë si ta kuptojnë këtë punë. Kjo do sqarohet se nuk është as propagandë, as inaugurim, por pjesë e informimit të të tjerëve, se ka akoma njerëz që janë në çadër, kabina dhe me qira, të cilët presin apartamentet dhe duhet t’i mbajmë me informacion, t’ju tregojmë çfarë është bërë dhe çfarë po bëhet që njerëzit të shohin realitetin”, u shpreh ai.

Një ditë më parë, KQZ gjobiti kryebashkiakun e Tiranës me 825 mijë lekë: 750 mijë lekë për shkelje të rregullave për aktivitetet e ndaluara, 35 mijë lekë për mosraportim të aktiviteteve dhe 40 mijë lekë për promovim të aktiviteteve të ndaluara. Veliaj deklaroi se do ta apelojë gjobën.

U gjobit nga KQZ, reagon Veliaj: Do të apelojmë

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy