
31 vjecari Eraldo Nevruzi është ekzekutuar në brendësi të një dhome hoteli në Dhërmi.

Autori i dyshuar i kësaj ngjarje është identifikuar nga policia e Vlorës si 43 vjecari Gerald Shehu. Të dy personat kanë qenë në brendësi të hotelit ‘Grecia’ në Dhërmi kur dyshohet se janë konfliktuar.
Lidhur me këtë vrasje, gazetari investigativ, Artan Hoxha i ftuar në emisionin “Të paesspozuarit” në MCNtv, thotë se autori Shehu pasi e ka vrarë e ka mbështjellë me çarçaf i ndihmuar nga dy persona.
31 vjecari Eraldo Nevruzi është ekzekutuar në brendësi të një dhome hoteli në Dhërmi. Autori i dyshuar i kësaj ngjarje është identifikuar nga policia e Vlorës si 43 vjecari Gerald Shehu.
Gerald Shehu ka nxjerr armën dhe dyshohet se e ka godit me një plumb në kokë Më pas e ka mbështjellë trupin me çarçaf dhe e ka futur në brendësi të makinës së tij. Dyshohet se ai është ndihmuar nga dy persona të tjerë.
43 vjecari më pas është larguar me automjetin tip Audi A8 në drejtim të Greqisë me targa angleze. Autori ka hedhur trupin e viktimës diku përgjatë itenerarit në drejtim të Greqisë dhe më pas është futur në shtetin e Greqisë me automjet. Policia ka marrë informacione nëpërmjet sistemit Tims për lëvizjen e 43 vjecarit dhe ka nisur kërkimet fal edhe bashkëpunimit më shtetin Grek. Pas disa orëve nga ngjarja në fjalë është arrestuar në aeroportin e Korfuzit 43 vjeçari Shehu teksa kishte prerë biletat për të iku në drejtim të Anglisë.
Ende nuk ka një motiv të qartë edhe pse dyshohet se mund të jetë për biznes.
Policia ka gjetur makinën por nuk ka gjetur armën e krimit.



