Zjarr i madh në Gramsh, shkrumbohen 8 apartamente

Zjarr i madh në Gramsh, shkrumbohen 8 apartamente

Një zjarr i përmasave të mëdha ka rënë në një apartament në qytetin e Gramshit. Sipas të dhënave paraprake, zjarri ka rënë në një apartament pranë komisariatit të policisë dhe dyshohet se ka ndodhur si pasojë e shpërthimit të një bombule.

Sipas raportimeve te para, 8 apartamente te pallatit ku ra zjarri janë shkrumbuar ndërsa mësohet se ka disa persona të lënduar lehtë dhe dëme të mëdha materiale.

Zjarri është i fuqishëm dhe ka rënë në katin e tretë të pallatit ndërsa zjarrfikëset kane shkuar në vendin e ngjarjes. 

Kryetaja e Bashkisë Luljeta Dollani thotë se rrezikohen edhe 18 apartamente të tjera nga flakët e mëdha.

Ndërkohë në vendin e ngjarjes ka mbërritur edhe një zjarrfikëse nga Elbasani për të bërë të mundur shuarjen e flakëve.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy