Kim Kardashian publikon foto intime me Pete Davidson

Kim Kardashian publikon foto intime me Pete Davidson

Kim Kardashian ndau me fansat e saj foto “intime” me Pete Davidson.

Ylli i "Kardashians", 41 vjeç, postoi një seri fotosh në Instagramin e saj ku shihej teksa kalonte një ditë në pishinë së bashku me të dashurin e saj.

Në pamjet, çifti shihet teksa pushon nëpër shtëpi dhe janë shumë rehat me njëri-tjetrin.

Kardashian u fotografua në shumicën e fotove me një bluzë të zezë dhe pantallona të shkurtra dhe gjithashtu një foto me bikini. Ndërkohë, Davidson ishte pa këmishë me një palë tuta gri.

Në klipin ngacmues për sezonin e 2-të, i cili u publikua të hënën, Kardashian e pyeti Davidson nëse donte të bënte dush me të teksa ajo po zhvishej.

Ylli i "King of Staten Island" u pa pa hezitim duke vrapuar për të bërë një banjë me të.

Kim dhe Davidson filluan të takoheshin në tetor 2021 pas debutimit në "SNL", në të cilin ata ndanë një puthje gjatë një skene me temë Princesha Jasmine dhe Aladdin .

Kim së fundmi zbuloi se ajo priti gjashtë muaj për të prezantuar katër fëmijët e saj dhe Kanye West me të dashurin e saj të ri, pasi u konsultua me terapistët dhe njerëzit e dashur.

Në shkurt 2021, themeluesi i KKW Beauty  paraqiti kërkesë për divorc nga Ëest , 45 vjeç, pas shtatë vitesh martesë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy