Komisioneri Hahn do të vazhdojë vizitën e tij në Kosovë ku do të takohet me krerët më të lartë të vendit.

Komisionari i Bashkimit Evropian për Politika të Jashtme dhe Zgjerim Johannes Hahn pas takimit me presidentin e Serbisë Aleksandër Vuçiç ka deklaruar që temë diskutimi ka qenë taksa e vendosur për mallrat që hyjnë nga Serbia dhe Bosnja.
Ai ka thënë se vendimi i Kosovës për vendosjen e taksës 100 për qind ndaj produkteve serbe dhe atyre të Bosnjës dhe Hercegovinës pengon bashkëpunimin rajonal.
“Takim i mirë me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç në Beograd, ku diskutuam për vendimin e Kosovës për vendosjen futjen e tarifave mbi mallrat nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina, e cila pengon CEFTA-n dhe bashkëpunimin rajonal. Ne ramë dakord për nevojë urgjente për de-përshkallëzim”, ka shkruar Hahn në Twitter.
Komisioneri Hahn do të vazhdojë vizitën e tij në Kosovë ku do të takohet me krerët më të lartë të vendit.



