Përfaqësues i biznesit fason, Gjergji Gjika për biznesin e vogël dhe të mesëm thotë se nuk kemi pasur ndonjë klimë ekselente në Shqipëri në vitet e demokracisë, por se vitet e fundit kjo është vështirësuar.
Nga studio e MCN Economy, ai deklaroi se në vështirësitë me të cilat është përballur biznesi ka pasur faktorë logjikë, natyralë, si tërmeti, pandemia, luftërat lokale dhe rajonale që kanë pasur ndikim direk apo indirekt.
Ne kemi në dorë faktorët artificialë si largimi masiv i njerëzve. Është kthyer Shqipëria në vend të pabanueshëm, apo rënia e euros. Gjithë kjo sjell një çrregullim të madhe sa i takon të bërit biznes.
Nëse ke bërë një plan për import-eksport. Plan biznesi është zvogëluar me 25% krahasuar me vitin e kaluar.
Bëhet në mënyrë të sforcuar rritja e pagës minimale, me detyrim dhe kjo dhe vjen një moment që vetëm të quash të bësh biznes në mënyrë normale, nuk është.
Në vijim për bizneset shqiptare, Gjika tha se shkelen dhe ligjet dhe ngriti pikëpyetje se pse bankat nuk japin kredi dhe dalin me fitim.
E para kanë një mburojë politike dhe nuk duhet ta mohojmë këtë gjë, se kjo është evidente. E bëjnë hapur se nuk e kanë bërë vetëm sot. E para që fitojnë ata është te bonot e thesarit.
Bonot thuhet se është hua nga publiku, jo nga thesari. Duhen ndërprerë që bonot e thesarit të merren nga bankat e nivelit të dytë, po marrin qyl lekët tona.
S’ka punë të blejë bono thesari banka, të ulë kurrizin dhe të japë kredi, nëse nuk jep kredi, pse nuk jep kredi. Shtatë rrathët e Dantes janë luks se të marrësh kredi te bankat.
Është shitur sovraniteti i vendit te bankat, të gjitha janë o greke, o turke, o bullgare. Varësia ekonomike sjell varësi politike.
Bëjnë politika në disfavor të bizneseve me pronësi shqiptare dhe në favor të bizneseve që u përkasin pronësisë së bankave.
Sipas tij, klimën e biznesit nuk e bëjnë biznesmenët pasi tha se ata bëjnë vetëm gjysmën, ndërsa gjysmën e bënë qeveria.
Pse shpikin ligje këta? Ja ku i kanë ligjet këta, le ti kopjojnë. Një ligj ekonomik i joni nuk është si një ligj europian. Merr ligjin europian.
Si ka mundësi gjithë ajo Angli, Gjermani, Francë, Itali bëjnë biznes, dhe ne jo. Janë gjëra që varen 100% nga mirëqeverisja dhe klima e biznesit.
Këshilli Ekonomik është bishti i qeverisë, duhet të citosh Edvin Ramën. Më gjen ndonjë institucion që të dalë kundra vullnetit? Çfarë tregon? Varësi të plotë!
Dhe Jezu Krishti nuk i dinte të gjitha, si mund t’i dijë një njeri. Prandaj ikin çdo vit nga 50 mijë vetë. 750 mijë veta kanë ikur në dhjetë vitet e fundit me letra në Europë.
Është një komb në ikje. Një komb që më shumë bën arkivole se djepe fëmijësh, është i destinuar të mbarojë. Ne kemi ardhur afër pikës së fundit.
Sa i takon rritjes së pagës minimale, Gjika shtoi se jemi i vetmi vend që caktohet në bazë të vullnetit të një njeriu dhe jo në bazë të një logjike ekonomike.
Nëse ti pranon të luash basketboll do luash me të njëjtat rregulla, tani në mes të lojës kur e sheh që po humb, ndeshjen e bën çorap, ka rrezik të anulohet, por më nuk futesh në lojë.
Problemi është sa do mbijetojnë bizneset se ne tani që nga pandemia na janë dyfishuar kostot. Një qeveri e mençur sheh rentabilitetin e ekonomisë së vetë. Një njeri që vete 8 orë në punë, 4 orë ka rentabilitet.
Ajo rroga që ka qenë 300 mijë lekë, ose duhet të japësh 150, ose do e quash 600. Ti do i çosh dhe 1 mijë euro rrogat, po me ato 1 mijë euro do marrësh më pak gjëra, sepse rritet çdo gjë.
Në fund e ha ai që është në fund. Mungon roli rregullator i shtetit. Kështu që njerëzit ikin.



