
Historiani Behar Kaceli tha në studion e MCN Live se Irani nuk përbën kërcënim për Izraelin e as për Perëndimin, por lufta po përdoret për të justifikuar sulmet që po bëjnë pasi Izralit do ta çojë rajonin drejt një kaosi të madh.
Më tej Kaceli tha se Irani do të detyrohet të zgjerojë konfliktin.
Prej dekadash Irani demonizohet.
Irani është një shtet që për 40 vjet jeton nën embargo. Ka një kategori sanksionesh që janë vendosur ndaj tij, janë më shumë se 800 nëse4 duhet t’i listoj.
Irani nuk është ajo forcë për të cilën e kanë demonizuar. Nuk përben kërcënim për Izraelin, as për Perëndimin as për sistemin Perëndimor. Përdoret për të justifikuar sulmet që bëjnë. Izraeli do të çojë rajonin drejt një kaosi të madh. Kanë një frikë nga background i tyre historik.
Këta do të detyrojnë Iranin ta zgjerojë konfliktin, se Irani dihet që nuk lufton dot me Izraelin, nuk lufton dot me SHBA, por do të godasë interesat e Perëndimit në atë rajon, Arabinë Saudite, Katarin, Bahrenin. Nga këto baza do e sulmojë Amerikën nëse do të futet në luftë.
Mbretëritë e Gjirit do ta shohin stabilitetin e tyre, tek ekzistenca e Izraelit. Do të futen në krah të Izraelit.
Gradualisht po e çon rajonin këtu.
Rezistenca e Iranit është një surprizë. Sulmi që ata bënë është i befasishëm. Izraeli ka fuqinë t’i mgrejë avionët, të shkojnë të bëjnë sulmet në Teheran dhe të kthehen pa pasur nevojën e ndalesës. Irani nuk ka gjë tjetër, veç kapacitetin e hedhjes së raketave. Por dhe ato janë me numër. Ai mudn t;ia dalë nëse do e furnizojë Rusia me Kinën.



