Që prej vitit 2011 Shqipëria i bën kërkesa të vazhdueshme BE që të lejojë eksportin e vezëve të kategorisë A nga Shqipëria.
Mirëpo çfarë vezësh prodhohen në Shqipëri, dhe sa të sigurta janë ato.
Abdyl Sinani, pedagog, ekspert i ushqimit, shpjegon në “MCN informacion” se cili është ndryshimi mes vezës së kategorisë A dhe asaj B dhe pse çfarë kodesh përfaqësojnë.
Veza, qumështi dhe mishi janë më vlerat më të larta ushqimore se kanë aminoacide të pazëvendësueshme. Tani kur themi për vezën, kanë kod, kodi1, kodi2 dhe kodi 3.
Në kodin 1 prodhohen në vende të mbyllura vezët, kodi 2, këto janë të hapura por të rrethuara pulat kurse kodi 3, janë të lira në ambienti. Këtyre u ka dhënë detyre shumë të madhe Franca dhe Amerika për prodhimin e këtyre pulave dhe vezëve.
Pra këto duke qenë të tilla kryesore kanë edhe llojin ushqimit që u japin atyre, d.m.th. përbërja që kanë duhet të rrisim zinku, hekurin. Neve nuk e kemi arritur të plotë këtë punë dhe një gjë kanë këto vezët tona, për salmonëve janë të rralla, nuk kanë të gjitha, janë raste të rrala, pro rasti i rrallë bën që mos të mos na pranojnë neve.
Eksperti i ushqimit, Sinani, thotë se për të arritur që BE që të lejojë eksportin e vezëve të kategorisë A nga Shqipëria, duhet plotësuar disa mangësi.
Sipas tij, duhet të plotësojmë formulën e ushqimit, higjienën dhe Kodin 2 dhe 3.
Pse nuk na pranon neve Komuniteti Evropian, sepse ne akoma në këto që rrisim vezët, nuk kemi arritur atë pikë të fortë që të arrijmë formulën që u hapin vezës për mineralet që i ka në ushqimin e vezës. Përveç asaj, një gjë është edhe higjiena që duhet të jetë shumë e pastër, për higjienën dihet që e kemi pak problem.
Tani përderisa prodhimi i vezëve po rritet, ne do të eksportojmë dhe ët arrijmë këtë punë duhet të arrijmë këto gjerë, higjienën, formulën e ushqimit dhe të nxjerrim një pjesë të tyre në kodin 2 ose 3.



