Zbardhet dëshmia e vartësit që çoi në arrestimin e Artur Zotos: Tenderin e ka urdhëruar shefi

Zbardhet dëshmia e vartësit që çoi në arrestimin e Artur Zotos: Tenderin e ka urdhëruar shefi

Pasditen e sotme është arrestuar ish­drejtori i Përgjithshëm të Drejtorisë së Burgjeve Artur Zoto, i akuzuar për korrupsion. Sipas Prokurorisë për Krimet e Rënda dyshohet se ai ka abuzuar me tenderat për ushqimet në burgje shkruan Panorama. Për të njëjtën çështje edhe të korrik të 2016­ës u arrestua Iljaz Labi, zv. Drejtor i Burgjeve. Burime nga Prokuroria bëjnë të ditur se gjatë marrjes në pyetje zv. drejtori Labi tha se për kryerjen e tenderit e kishte urdhëruar shefi i tij.

“…sqaroj se për këtë procedurë, unë jam vënë në dijeni në mënyrë rastësore, duke qenë se nuk është në kompetencat e mia. Më thirri Drejtori i përgjithshëm në zyrë një ditë dhe më tha se po hapej një procedurë tenderimi për ushqimet. Më tha që kemi këtë procedurën që do e bëjmë me negocim. Kam biseduar me operatorët dhe do të merresh ti më këtë punë. Në këto kushte unë mora dijeni për këtë procedurë dhe fillova të interesohem për subjektet konkurruese. Konkretisht, duke qenë se unë nuk kisha marrëdhënie dhe njohje me operatorët, drejtori, Artur Zoto më tha që të takoja shtetasin Ylber Kalaja, me të cilin unë kisha pak njohje, për të biseduar në lidhje me këtë çështje, duke më thënë se e dinte Ylberi sesi do të vepronte. Kam kontaktuar me shtetasin Ylber Kalaja dhe kam biseduar me të në lidhje me procedurën që do të kryhej”­ ka dëshmuar Labi në prokurori.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy