Alfred Marku: Një recetë e re për mishin me lakra (VIDEO)

Alfred Marku: Një recetë e re për mishin me lakra (VIDEO)

<p>Alfred Marku, kuzhinier, ndau në studion e MCN Informacion disa prej ideve të tij për pjatat e vjetra tipike shqiptare. Marku solli në studio një Lezha burger, ndërsa shpjegoi recetën e tij të re për mishin me lakër, një pjatë tipike e disa zonave në Veri. &nbsp;</p> <blockquote> <p><em>Unë po të shpjegoj një pjatë: mish me lakër. E kam sjellë në një format më fin. Sepse ne sot nuk kemi të njëjtat shije si gjyshërit tanë dikur. &nbsp;Mishi pastërma në mënyrën që është ruajtur dhe përpunuar dikur ka qenë me regjie. Sot i kemi të gjitha kushtet për tharjen. Unë këtë pjatë e kam bërë më fine. Mishit i dhashë aromën e tymit të dëllinjës. Përgatita një krem lakre të zezë me ftua. Ftoi e zbut aromën e lakrës. Sepse sot nuk shkohet në restorant për të ngrënë bukë, shkohet për të shijuar. Ne në traditën e gatimit bazohemi te brumërat dhe gjellërat. Nëse nuk e transformojmë siç ka bërë Perëndimi, atëherë nuk është e jona. </em></p> </blockquote> <p>Marku tha më tej se sekreti i ruajtjes së vlerave ushqimore të një produkti qëndron në ruajtjen dhe përpunimin e tij.</p> <blockquote> <p><em>Unë jam kthyer në Shqipëri në 2006. Unë jam munduar të sjell kulturën e të kuptuarit të asaj që po konsumon. Ruajtja e produkteve dhe mënyra e përpunimit ka sekretet e veta. Te ne deri vonë, mishi më i mirë ishte ai i sapotherur. </em></p> </blockquote> <iframe width="560" height="315" src="https://www.youtube.com/embed/mspjevMV9Zo?si=d8tG6G6vgbf-TvSy" title="YouTube video player" frameborder="0" allow="accelerometer; autoplay; clipboard-write; encrypted-media; gyroscope; picture-in-picture; web-share" referrerpolicy="strict-origin-when-cross-origin" allowfullscreen></iframe>

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy