BBC: Assad e siguroi pushtetin përmes armëve kimike (VIDEO)

BBC: Assad e siguroi pushtetin përmes armëve kimike (VIDEO)

Presidenti Bashar al-Assad duket se po i afrohet fitores kundër forcave që përpiqen ta rrëzojnë atë, pas shtatë viteve të luftës civile në Siri ku si pasojë kanë humbur jetën më shumë se 350 000 njerëz.

Një hetim i përbashkët nga BBC Panorama dhe BBC Arabic tregon për herë të parë masën në të cilën armët kimike kanë qenë vendimtare për strategjinë e tij për te triumfuar ndaj   luftës. BBC raporton se ka prova të mjaftueshme për të qenë e  sigurt se të paktën 106 sulme kimike kanë ndodhur në Siri që nga shtatori i vitit 2013, ndërkohë që  presidenti pati nënshkruar Konventën Ndërkombëtare të Armëve Kimike (CWC) sipas të cilës dakordësohej për shkatërrimin e rezervave të armëve kimiket vendit. Siria ratifikoi  konventën Ndërkombëtare të Armëve Kimike një muaj pas një sulmi me armë kimike në disa periferi të kryeqytetit, Damask, që përfshiu  agjentin  Sarin dhe la qindra njerëz të vdekur. Fotografitë e tmerrshme të viktimave që vuanin në agoni tronditën botën. Fuqitë perëndimore thanë se sulmi mund të ishte kryer vetëm nga qeveria, por Assad fajësoi opozitën.

SHBAt  kërcënuan veprimin ushtarak me  hakmarrje por tonet u zbutën kur aleati kryesor i zotit Assad, Rusia, arriti ti bindë të bien dakord për eliminimin e arsenalit kimik të Sirisë. Pavarësisht vendimeve të  Organizats për Ndalimin e Armëve Kimike (OPCW) dhe Kombeve të Bashkuara, të cilat shkatërruan duke 1300 ton kimikate të deklaruara nga qeveria siriane, sulmet e armëve kimike në vend kanë vazhduar.

Një banor i zonës të Alepës Abu Xhafar u shpreh se ‘’Sulmet kimike janë të tmerrshme, ‘’Një bombë fuçi ose një raketë i vret njerëzit menjëherë pa e kuptuar  ... por kimikatet  sjellin një vdekje të të merrshme. Është një vdekje e ngadaltë, si mbytja e dikujt, duke i privuar ata nga oksigjeni. "

Nga ana tjetër, Assad vazhdimisht ka mohuar se forcat e tij kanë përdorur armë kimike. "Ne nuk kemi një arsenal kimik që kur e hoqëm atë në 2013", tha ai më parë këtë vit. 

OPCW, mbikqyrësi global për  zbatimin e Konventës për Armët Kimike, thotë se një armë kimike është një kimikat që përdoret për të shkaktuar vdekjen e qëllimshme ose dëmtimin e pronave toksike. Përdorimi i armëve kimike është i ndaluar sipas të drejtës ndërkombëtare humanitare, pavarësisht nga prania e një objektivi të vlefshëm ushtarak, pasi efektet e armëve të tilla janë pa dallim nga natyra dhe të dizajnuara për të shkaktuar lëndime të tepërta dhe vuajtje të panevojshme.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy