Gara për inteligjencën artificiale/ Europa kalon ligjin, mbrapa SHBA-së dhe Kinës në investime

Gara për inteligjencën artificiale/ Europa kalon ligjin, mbrapa SHBA-së dhe Kinës në investime

Parlamenti Evropian miratoi një rregullore të re për Inteligjencën Artificiale me 523 vota pro dhe 46 kundër.

“Sot është një ditë historike në rrugën tonë të gjatë drejt rregullimit të Inteligjencës Artificiale. Kjo është rregullorja e parë në botë që vendos një rrugë të qartë drejt një zhvillimi të sigurt dhe me në qendër njeriun. Ne arritëm të gjenim atë ekuilibër shumë delikat midis interesit për të shpikur dhe interesit për të mbrojtur njerëzit.”, tha europarlamentari italian, Brando Benifei.

Edhe Komisioneri për tregun e brendshëm të BE-së Tieri Breton e përshëndeti rregulloren.

“Mirëpres mbështetjen dërrmuese nga Parlamenti Evropian për Aktin e BE-së për Inteligjencën Artificiale. Evropa sot bëhet përcaktuese globale e standardeve për një Inteligjencë Artificiale të besueshme.”

Por për shumë ekspertë, rregullat e reja dëmtojnë inovacionin në Evropë. Unioni është mbrapa Amerikës dhe Kinës në fushën e inovacioneve teknologjike. Statistikat dhe investimet tregojnë se përgjatë 10 vjeçarit të fundit, gjysma e kompanive më të fuqishme teknologjike ndodhen në Amerikë. Vetëm gjatë vitit të fundit, 51 miliardë dollarë u investuan për kërkime tekonologjike në Amerikë.

Në Evropë vetëm 20 miliardë. Hendeku më i thellë është në Inteligjencën Artificiale. Investimi amerikan për vitin 2024 vlerësohet të jetë rreth 100 miliardë dollar – 50 herë më shumë se ai i Evropës. Kina gjithashtu po investon dukshëm në teknologji të reja duka konkurruar me Amerikën.

Edhe në teknologjinë hapësinore amerikanët investuan mbi 62 miliardë dollarë vitin e shkuar ndërsa Kina 12 miliardë dollarë. Evropa mbetet sërish mbrapa me investime në kuotën e 7.8 miliard eurove. Ekspertët thonë se Evropës i mungojnë sistemet që nxisin sipërmarrjen moderne duke penguar bashkëpunimin midis biznesit dhe shkencës. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy