Tahiri nuk i kursen akuzat ndaj LSI: Shan që të dalë në TV dhe të mbledhë vota

Tahiri nuk i kursen akuzat ndaj LSI: Shan që të dalë në TV dhe të mbledhë vota

Vijon akuzat brenda mxhorancës. Pas deklaratave të Luan Ramës së moxhoranca është votuar për ta luftuar drogën dhe jo për ta vazhduar atë, ka sjellë edhe një reagim të aspër të ish-­ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.

Kryesocialisti i Tiranës ka shpërthyer ndaj LSI­-së në një takim paraelektoral në Babrru. Ai ka thënë se disa politikanë shajnë qeverinë dhe sulmojnë vetëm për të dalë në TV dhe sa për të mbledhur ca vota më shumë.

“Politika e televizorit del herë me sharje, herë me llum, por qeverisja e ardhshme përcaktohet këtu, në çdo familje. Në çdo rrugë të Paskuqanit, Babrrusë, në çdo shtëpi. Qeverinë e ardhshme e keni ju në dorë, dhe jo në korridoret e politikës. Duhet të shash qeverinë që të dalësh në lajme, që të bësh lajm, që të mbledhësh ca vota më shumë. Sa më shumë sulmojnë aq më shumë duan të na tërheqin në vorbullën e sherrit, t’i thonë se ‘ja ku jemi të gjithë njësojë, dhe ndaj s’ka rëndësi se ku e çojmë votën’. Sa më shumë sulmojmë ata, aq më shumë me qytetarët duhet të flasim, aq më shumë duhet të bëjmë, aq më fortë duhet të luftojmë të gjithë bashkë. Përgjigja jonë është puna, për çdo sulm, për çdo akuzë, për çdo baltë që hedhin ndaj nesh. Ne jemi të vetëdijshëm që do na gjykojnë për punën, jo për llafet.”, tha Tahiri. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy